Gjithçka fillon me një vijë.
Çdo ide është një fillim i ri. Çdo krijim, një pjesë e jona.
NightDesign Studio — krijojmë me zemër që nga viti 2005.
Vizatoni vijën tuaj këtu
01 · Dashnia për krijimin
Nuk krijojmë vetëm produkte. Vendosim diçka nga vetja në çdo punë.
Një ide, një provë, një detaj. Pastaj ai moment i bukur kur gjithçka merr formë.
02 · Kurioziteti
Po sikur ta provojmë ndryshe?
Na pëlqen të eksperimentojmë. Ndonjëherë ia dalim menjëherë. Ndonjëherë mësojmë pas shumë provash. E rëndësishme është të mos ndalemi së krijuari.
03 · Rrënjët
Nga serigrafia te bota digjitale.
Teknikat ndryshojnë. Mjetet zhvillohen. Respekti për zanatin dhe dashnia për punën mbeten.
Rrjetë serigrafie
04 · Realizimi
Nga mendimi i parë te prekja e fundit.
Dizajnojmë, provojmë, prodhojmë dhe kujdesemi për detajet — sepse edhe gjërat më të thjeshta meritojnë të bëhen mirë.
05 · Rrugëtimi
Shtypi nuk është vetëm print.
Është rruga e plotë: nga ideja dhe skica, te dizajni dhe përgatitja, printimi dhe finishimi, deri në momentin kur puna arrin në duart tuaja.
- Fletëpunë Nr. 0001Klienti: Ju
06 · Kënaqësia
Kur klienti është i kënaqur, ne jemi edhe më të lumtur.
Ai moment kur puna përfundon bukur dhe dikush buzëqesh? Për atë moment ia vlen çdo provë, çdo detaj dhe çdo përpjekje.
07 · Ftesa
Tash është radha e idesë suaj.
Silleni një mendim, një skicë ose një sfidë. Ne sjellim përvojën, kuriozitetin dhe dashninë për ta realizuar.