Shërbimet

Shtatë mënyra për ta bërë vijën tuaj të prekshme.

Çdo shërbim fillon me të njëjtin hap: një ide. Më poshtë e shihni si mund të duket ajo vijë në letër, në mur, në rrugë dhe në duart e njerëzve.

Fletore dhe blloqe të serisë “Nga e dora e saj”
ProjektiNga e dora e sajPunaKoncept, identitet vizual, ilustrim, fletore dhe blloqe

Vija juaj si logo.

01 / 07

Brendim dhe dizajn grafik

Dizajn logoje, sisteme identiteti, udhëzues të brendit, koncepte fushatash, publikime, raporte dhe materiale komunikimi.

  • Logo
  • Identitet
  • Udhëzues brendi
  • Publikime
Kopje të përfunduara të publikimit “Returning Home” me kopertinë blu
ProjektiReturning HomePunaKopertina, faqosja, printimi, lidhja dhe finishimi

Vija juaj në letër.

02 / 07

Printim digjital dhe offset

Materiale zyre, broshura, katalogë, postera, ftesa dhe tirazhe të vogla ose të mëdha me përfundimin e përshtatshëm.

  • Broshura
  • Katalogë
  • Postera
  • Ftesa
Autobus i verdhë me grafikën “Nga e dora e saj”
ProjektiNga e dora e sajPunaGrafikë e përgatitur dhe e aplikuar në autobus

Vija juaj, e madhe sa një autobus.

03 / 07

Format i madh dhe sinjalistikë

Shenja të brendshme e të jashtme, grafika për vitrina e mure, banerë dhe instalime vizuale.

  • Tabela
  • Vitrina
  • Automjete
  • Banerë
Instalim ekspozite me struktura të bardha dhe panele informuese në hapësirë publike
ProjektiInstalim ekspozite në hapësirë publikePunaDizajn, printim, fabrikim strukturor dhe montim në vend

Vija juaj, në mes të sheshit.

04 / 07

Roll-up dhe sisteme ekspozimi

Sisteme të bartshme të dizajnuara, printuara dhe përfunduara për konferenca, prezantime dhe aktivitete.

  • Roll-up
  • Panele
  • Stenda
  • Ekspozita
ProjektiVija juaj, si vepër artiPunaIlustrim: kanavacë 60 × 80 cm në kornizë druri

Vija juaj në mur.

05 / 07

Printim në kanavacë

Fotografi, art dhe grafika të brenduara, të përgatitura me kujdes për ngjyrën, përmasën dhe prezantimin.

  • Fotografi
  • Art
  • Korniza
Çanta sportive vjollcë Revolution Rugby me mesazhin “For All Women and Girls”
ProjektiRevolution RugbyPunaKoncept, aplikim në tekstil, qepje dhe finishim

Vija juaj që ecën rrugës.

06 / 07

Printim në veshje dhe tekstil

Veshje të brenduara dhe aplikime në tekstil për ekipe, fushata, organizata dhe ngjarje.

  • Bluza
  • Uniforma
  • Çanta
Materiali i përfunduar “Redefine Possible” me grafika jeshile dhe ilustrime grash në teknologji
ProjektiRedefine Possible — 8 Mars 2025PunaKoncept vizual, ilustrim, prodhim dhe instalim

Vija juaj në duart e të tjerëve.

07 / 07

Materiale promovuese dhe për ngjarje

Grafika të koordinuara, produkte promovuese, orientim dhe paketa të brenduara për fushata e ngjarje.

  • Promocionale
  • Orientim
  • Paketa

Çdo shërbim kalon nëpër të njëjtat shtatë hapa.

Nga një kartëvizitë te një fasadë, rruga është e njëjtë dhe e kujdesshme.

  1. 01Ideja
  2. 02Skica
  3. 03Dizajni
  4. 04Prepress
  5. 05Printimi
  6. 06Finishimi
  7. 07Dorëzimi
Provojini vetë hapat

Tash është radha e idesë suaj.

Silleni një mendim, një skicë ose një sfidë. Ne sjellim përvojën dhe dashninë për ta realizuar.